Shëndetlie
Përbërësit:
- 3 kokrra vezë
- 150 gr sheqer
- 150 gr gjalpë
- 2 lgj mjaltë
- 1 lgj kakao
- 7 gr fryrës
- 1 lk sodë buke
- 100 gr arra
Sherbeti:
- 1 litër ujë
- 800 gr sheqer
- 1 fetë limon
Përgatitja:
Rrahim vezët me elektrik dore duke shtuar dhe sheqerin. Në një tas vendosim miellin, sodën, fryrësin, kakaon, mjaltin dhe gjalpin e tretur. I përziejmë gradualisht, më pas shtojmë vezët e rrahura më sheqerin dhe e trazojmë me një spatul nga poshtë lartë që të mos bie volumi. Masën e shtrojmë në një tavë, e nivelojmë mirë dhe në fund sipërfaqen e lyejmë me një të verdhë veze. I bëjmë disa vijëzime me pirun dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta. Pasi shendetlia të jetë pjekur e sherbetosim.