Fillimi i korrikut eshte shoqeruar me nje rritje të numrit të urgjencave pranë ambulancës 24 orëshe të vendosur në zonën turistike të Shëngjinit. 

Temperaturat e larta dhe mbarimi i muajit të ramazanit ka shënuar rritje të numrit të popullatës, ndërkohë që numri i të prekurve nga virozat sa vjen e rritet. 

Raste të shumta ka edhe të personave të cilët pësojnë djegie të lëkurës. 
Mjekët apelojnë që pushuesit të kenë kujdes në ekspozimin në orët e pikut. 

Megjithatë rastet e urgencave janë përballuar nga nga ana e ambulancës së plazhit të Shëngjinit. 

Mjeku i urgjences Alban Haxhi thote se vetem nje numer i vogel urgjencash jane derguar drejt Lezhes, pasi edhe simptomat qe paraqesin pacientet jane te perballueshme prej tyre.

"Dihet që këtu pushuesit që popullojnë në këtë zonë plazhi janë kosovarët. Mesatarisht vizitat shkojnë në 50 në ditë. Shumica e pacientëve që vijnë këtu janë me alergji më shumë. Janë problemet infektive gastrointeritet kryesishte te femijet, pastaj probleme kardiake hipertensive, mbytjet që janë urgjenca më madhore që ne mundohemi ti mbulojmë nëpërmjet autoambulancave, ndërsa rastet e rënda i kemi nisur pranë spitalit të Lezhës", tha Haxhi.

Urgjenca në zonen e Shëngjinit do të qëndroje e hapur përgjatë 24 oreve deri me 15 shtator kur mbyllet sezoni turistik.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com