ShENGJIN - Dy policë të Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Shëngjin u pezulluan pasi dyshohet se kanë marrë para gjatë ndalimit të automjeteve.
Për dy policët ka nisur hetimi pasi në rrjetet sociale u publikua një video ku duket që ata marrin lekë.
Menjëherë pas publikimit të kësaj video-je, është bërë identifikimi i 2 punonjësve të Policisë që shfaqen në të, konkretisht inspektor A. Ç. dhe inspektor K. Ll., punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lezhë, të caktuar përkohësisht si punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Shëngjin.
Të dy këta punonjës policie janë pezulluar menjëherë nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ndaj tyre Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetim administrativ, për shkelje të rëndë të procedurës standarde të punës, gjatë kryerjes së detyrës.
Z.MINISTER I BRENDSHËM NE AKSION TE KAPIM CA HAJDUT SHTETI TE VEGJEL PER TE VENE NE GJUME POPULLIN SPS NA NXORËN BOJEN TE MËDHENJTË NA ZGJUAN POPULLIN NGA GJUMI MBASE SHTYM EDHE 3 MANDATE.
PërgjigjuZoti Balla!Eshte shum e veshtire te çrrenjsen keto hajdute me uniforme qe jane me shumic .
Përgjigju