LEZHE- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor në Shëngjin, duke rrezikuar edhe varrezat e qytetit. Kanë qenë banorë të zonës ata të cilët kanë vënë re flakët, dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.
 
Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por terreni i thyer malor e bëri të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëses.
 
Përballë kësaj situate ata ndërhynë me mjete rrethanore, ku pas dy orësh operacion kanë lokalizuar flakët e zjarrit, duke shpëtuar edhe varrezat nga zjarri.

zjarr ne shengjin
zjarr ne shengjin
(Në foto: Masivi pyjor në Shëngjin ku ra zjarri )

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)