Sikur të mos mjaftojë mungesa e ndriçimit në Shëngjin problematik mbetët edhe amortizimi total i infrastrukturës rrugore. Në ditët me shi gropat mbushen me ujë, duke vështirësuar lëvizjen e qytetareve.
Administratori i Shëngjinit, Tonin Uldedaj, thotë se problemi është i mbartur, ndërsa apelon për ndërhyrje, pasi rruga nuk është në juridiksionin e bashkisë Lezhë.
“Këtë problem para pak ditësh ia bëmë prezent edhe ministrit Klosi, i kërkuam ndihmë për rrugën. Duke qenë se Shëngjini është zonë turistike dhe ka frekuentim të madh, i bëj thirrje edhe ministrisë së Transportit dhe Turizmit që të shikojnë këtë situatë” deklaroi ai.
Panorama e ofruar nga kamera e Report TV nuk është aspak një paraqitje e denjë për një qytet turistik. Përballë kësaj situate qytetaret jetojnë me shpresën, se projekti i qeverisë për rilindjen urbane do të kaloje dhe nga kjo zonë.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO











