Këta banorë jetojnë fare pranë bregdetit, në Lagjen e Vjetër të Shëngjinit, por prej vitesh vuajnë mungesën e infrastrukturës. Kudo sheh puseta të hapura e rrugë me gropa uji me fekale.
“Problem ka për ujërat sepse shpeshherë bëhen pellgje. Rastis që ujërat e zeza përzihen me ujërat e bardha. Problem i vjetër, ka mbetur pa zgjidhur”, tha një banor.
Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza është i dëmtuar dhe disa herë në dimër ujërat e ndotur vërshojnë në rrugë… e nga ana tjetër, të gjitha rrugicat brenda bllokut të banimi nga Lapidari e deri tek Porti janë të paasfaltuara.

“Ujërat e zeza nuk na janë ndarë prej 40 vitesh, ujërat e zeza dalin në sipërfaqe. Është shumë e vështirë për të jetuar këtë gjendje”, u shpreh një tjetër.
Bashkia Lezhë tha se ka një projekt për sistemin e zonës ku jetojnë 3 mijë banorë, por punimet ende nuk dihet se kur do të nisin, ndaj edhe sezoni veror e gjen sërish të shkatërruar lagjen e vjetër të Shëngjinit.
SI.E./KT/Shqiptarja.comKomente


ndertoni me ligjin toka asht e xanun e tani doni dhe kushte kush ka ndertuar te veje doren te paret e fituara e te mblidhen e te rregullojn gjerat se esht ne interes te tyre. po priten shtetin ta mbajne me shkume
Përgjigju