ATHINË - Kryeministri grek, njëkohësisht kryetar i partisë së djathtë "Demokracia e Re", Antonis Samaras, ka vazhduar të sulmojë SYRIZA-n, edhe gjatë tubimit elektoral në Agrinjo.
"Asnjëherë nuk kemi për ta luajtur në bixhoz atdheun tonë", nënvizoi kryeministri.
Gjithashtu, Samaras tha se "po na shpien në përplasje me partnerët, në falimentim, në dalje nga euro".
"Greqia ka dy rrugë, ose do të mënjanojë pasigurinë politike dhe do të shkojë në drejtimin e zhvillimit ose do të rrëshqasë në greminën e falimentimit. Nuk mund të kërkosh para nga Bashkimi Evropian dhe të mos zbatosh rregullat e tyre", theksoi ai.
Duke vazhduar sulmin ndaj SYRIZA-s, Antonis Samaras shtoi se "na thonë se vendi ka marrë fund, mirëpo e sigurta është se me ato që predikon SYRIZA vendi do të fundoset. Këtë nuk ka për ta lejuar populli ynë".
Edhe kryetari i partisë së majtë radikale SYRIZA, Aleksis Cipras ishte i ashpër në deklaratat e tij.
"Samaras i ka humbur faktikisht zgjedhjet dhe fatmirësisht për Greqinë po ikën", tha Cipras duke folur në tubimin elektoral të partisë në Komotini.
Sipas tij, humbjen e parë politike kryeministri e pësoi kur refuzoi të ballafaqohej në debat televiziv me të. Në të njëjtën kohë, Aleksis Cipras shprehu sigurinë se populli do t'i japë maxhorancë qeveritare SYRIZA-s në zgjedhjet e 25 janarit.
Tsipras vuri në dukje se ai nuk kërkon "çek të bardhë" nga qytetarët, theksoi se nuk vjen për të rikthyer privilegje, po për t'i eliminuar ato dhe u angazhua për zbatimin e plotë të programit të SYRIZA-s që nga dita e parë dhe pavarësisht ecurisë së negociatave me trojkën.
Cipras vazhdoi duke thënë se tek qytetarët nuk sheh më frikë, por zemërim.
"Strategjia e frikës ka rënë në boshllëk. Greqia nuk ka frikë. Sado që përpiqet Samaras. Populli po i kthen krahët. Po e merr jetën në duart e veta", theksoi Cipras./ATSH/
/Shqiptarja.com