SHENIM / Iluzionet e ripërsëritura të Partisë Demokratike nuk gënjejnë më as militantët 

SHENIM / Iluzionet e ripërsëritura të Partisë Demokratike nuk gënjejnë më as militantët 

Partia Demokratike tejkalon çdo ditë edhe vetveten dhe çdo imagjinatë të mundshme duke u bërë përherë e më gënjeshtare, alogjike dhe inkoherente. Ekzaktësisht tri arsyet kryesore që prodhojnë zakonisht shpartallimin elektoral të çdo force politike. 

Dje portali privat i familjes Berisha publikoi një analizë të gjatë kritike duke ironizuar se Partia Socialiste, në prag të zgjedhjeve, po studion vizibilitetin e parlamentarëve të vet në mediat sociale. Në botën reale të cilën Basha & co vazhdojnë ta injorojnë, për çdo forcë politike kjo është një gjë mëse normale, një praktikë që ndiqet kudo. Sigurisht nuk bëhet fjalë për një analizë parashikuese, as për një sondazh, por thjeshtë një studim perceptimi. Në Itali, sa për të bërë një shembull më të njohur, Lëvizja 5 yjet ndërtoi ekskluzivisht në mediat sociale suksesin e vet elektoral duke arritur në këtë mënyrë deri në qeverisjen e vendit.  

Natyrisht që PD është e lirë të mos besojë këto teknika moderne dhe të vazhdojë të përdorë shpifjet, kërcënimet dhe manipulimet e rezultateve elektorale, siç po bën që nga 1993, madje edhe në zgjedhjet e partisë. Inkoherenca qesharake që tregon ama, që ndërsa ironizon Partinë Socialiste që kufizohet të studiojë social mediat, vetë PD mburret për sondazhe pa asnjë vlerë reale në social media sa herë që e nxjerrin PD-në fituese. Ndryshe nga analizat e social mediave, sondazhet online nuk kanë asnjë vlerë pasi janë militantët që votojnë edhe më shumë se një herë dhe votat nuk mblidhen në bazë të një baze të një kampioni statistik, siç ndodh me sondazhet off-line të bëra nga kompani të specializuara.  

Këto janë konsiderata të thjeshta që i kanë të qarta edhe vetë militantët e PD-së, por që i rrëshkasin nga vëmendja analistëve dhe lidershipit të Partisë Demokratike që këmbëngul të bëjë të njëjtin gabim. Çështja e vërtetë është një tjetër: Nëse PD duhet të kërkojë qiqra në hell duke përdorur rezultatet pa asnjë vlerë të bëra online për t’i dhënë shpresë fitoreje bazës së vet, pse nuk shpërndan rezultate sondazhesh të bëra nga një kompani profesioniste e angazhuar nga vetë PD? Por këtu përgjigja është e qartë: sepse në sondazhet e vërteta që vetë PD porosit, partia del përherë humbëse. Dhe në këtë mënyrë PD vazhdon me teknikën e përhershme, pra gënjen dhe duke gënjyer, duke krijuar iluzione se duke gënjyer të gjithë në fund të fundit edhe veten, Luli do të arrijë në fund të bëhet edhe kryeministër. Iluzion, asgjë tjetër.  

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 11/09/2020 17:37

    Ne PD jane mbledhur llumi i Shqiperise.Ata qe kane 30 vjet ne pushtet te PD,shkateruan vendin,vrane,prene,dogjen,u moren paret e gjakut shqiptareve me firmat piramide,e cnuk kane bere dhe gjemb ne kembe su ka hyre.Po nuk shkoi pas hekurave Saliu,Lulush Karabushi etj.ky vend nuk rregullohet.Edi Rama eshte njeriu i duhur per vendin.Ai ka punuar e punon per ta nxjere vendin nga prapambetja dhe humnera qe e futi Saliu qe i degjofshim mandaten.

    Përgjigju
  • Lulush dudushi: 11/09/2020 00:27

    Lulzim Basha dakord do ti fitoje zgjedhjet jo ne 25 Prill 2020 por ne 35 Prill 2025

    Përgjigju
  • Haha: 10/09/2020 16:37

    Lyli Basha do behet K*rminister kur te behet pifti gomar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë