Shënim/ Pse Meta e quan Kuvendin ilegjitim, kur SHBA-BE e quan Kuvendin dhe qeverinë legjitime?

Shënim/ Pse Meta e quan Kuvendin ilegjitim, kur SHBA-BE e quan Kuvendin dhe qeverinë legjitime?

Presidenti (në shkarkim e sipër), Ilir Meta, bashkëshort i Monika Kryemadhit, ka dalë sot në një preononcim për mediat ku ndër të tjera ka lënë të nënkuptohet se kemi të bëjmë me një parlament ilegjitim.

Madje, ai ka shkuar edhe më tej në këtë lojë politikë të opozitës, duke i dërguar një letër kreut të KQZ për listën e deputetëve.

Por, ndërkohë që Meta, Berisha, Basha e Kryemadhi e konsiderojnë parlamentin (që e lanë më dëshirë) ilgjitim, krejt ndryshe thotë SHBA-BE.

SHBA dhe BE janë shprehur qartë më shumë se një herë se ‘Shqipëria ka një parlament legjitim dhe një qeveri legjitime të zgjedhur nga shqiptarët’’.

Por, ndërkohë që SHBA-BE mbështesin demokracinë, parlamentin e qeverinë, Meta&co e sulmojnë për interesa të tyre personale dhe frikërat e tyre të kuptueshme.

Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhu e Luli, e dinë fort mirë çfarë thotë SHBA-BE, por mesa duket duan t’i bëjnë karshillëk parnerëve ndërkombëtarë nga frika e reformës në drejtësi, duke tentuar të marrin të paktën  mëshirë prej tyre nga drejtësia që po vjen./F.Muça – Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Una: 15/06/2019 13:14

    Mos valle deputetet zevendesues nuk jane nga listat e partive respektive? Perse ata qe u dorehoqen apo sic thane dogjen mandatet e tyre ishin legjitime dhe keta nuk qenkan legjitime? Ky eshte sistemi yne parlamentar e zgjedhor, nqs nuk eshte i drejte kjo nuk dmth se Parlamenti eshte legjitim. Mjere populli per politikanet qe ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?