Shënimet 500-vjeçare të shqiptarëve në muzeun e Grottaferrata-s

Shënimet 500-vjeçare të shqiptarëve në muzeun e Grottaferrata-s

Piktura në muzeun e Grottaferrata-s në manastirin e San Nilo-s

Pas, një relaksi në vendlindjen e bukur e magjepse Vlore, përsëri në llogore… Para dy muajsh, bashkërisht me Artan Shkrelin e Olti Muzakën, me kërkesën e tyre jemi ndodhur ne brendësi te Manastirit “San Nilo” në Grottaferrata, ku gjendet Muzeu i ndërtuar prej shekujsh, por i hapur këto ditë.

Miqtë e mirë, me shumë kualitet e kulturë, i shoqërova nëpër mjediset e çmuara të Muzeut. Ata, përpinin gjithçka që ju dilte përpara, shikonin me endje, lexonin, fotografonin e komentonin me njëri-tjetrin. I shikoja me vëmendje dhe ndjehesha krenar për këtë interesim.

Këta intelektualë të administratës shqiptare u zhyten ne kërkime, sepse iu interesonte te dinin gjithçka rreth atij materiali të bollshëm e me vlerë që ndodhej nëpër sallat e Muzeut. Ata, admironin statujat antike, mozaikët, arkitekturën e ndërtimeve, historinë antike&mesjetare që flisnin me gjuhën e fakteve. Pavarësisht se ne Muze asgjë s’i përkiste historisë sonë, Artani e Olti kishin interesa largpamëse, kërkonin të dinin për gjithçka. Qëndrimi me ta, ato pak orë më mbeti në kujtesë si një ndër takimet më të çmuara e mbresëlënëse …

Ata, pa u ndjere u bene protagonistët kryesorë të këtij postimi, sepse në brendësi të këtij Muzeu ndodhen disa shkrime e vizatime në një pozicion që i shpëtoi syrit dhe kujdesit tonë. Sipas disa studiuesve të huaj dhe arbëreshë, këto shënime dhe i vetmi vizatim janë kryer rreth viteve 1420, 1440 ose në vitin 1516 (këtu ka një paqartësi për periudhën) nga mercenarë të ardhur nga Shqipëria, Korona, Morea, Maqedonia me orgjinë shqiptare.

Këtë fakt e vërtetova duke u ndodhur përsëri ne Muze. Shënimet dhe vizatimet po ua përcjellim me të vetmin qellim qe studiuesit dhe njohësit e mirë të gjuhës së vjetër shqipe, atë, gjuhë që kanë folur Arvanitasit dhe Arbëreshët shekuj me pare, të na i përkthejnë. Kjo është një detyrë e deshifruesve shqiptarë, të cilët mund të na sqarojnë me kompetencë për çfarë është shkruar ne muret e manastirit ku ndodhet aktualisht Muzeu.

Për dijeni, ky Manastir është vizituar nga shume gjuhëtarë dhe albanologë, por askush s’ka marrë mundimin të merret me këtë fakt që ndodhet i gjallë në Muze. E para ose për shkak të Muzeut që për një periudhe të gjatë ka qenë i mbyllur, ose nuk kanë patur njohje të mjaftueshme për të kryer deshifrimin e saktë…, por instinktivisht pyes: po fretërit me origjinë shqiptare si: Nilo Borxhia, Teodor Minishi, Sofronio Gazisi, Marko Peta që banonin në Manastir dhe ishin njohës të mirë të shkrimeve të vjetra. Përse kanë heshtur? Perse nuk kanë dhenë një zgjidhje? Për të zbardhur këtë dokument e kane provuar deshifrimin edhe Ernest Koliqi, Giuseppe Katapano …, por asnjë rezultat konkret. 

Si ka mundësi qe një problem me kaq rëndësi për gjuhën shqipe të anashkalohet në këtë mënyrë! Ndoshta kanë patur dhe të drejtë, sepse ato shënime nuk i përkasin gjuhës sonë...

Ky shënim e vizatim në muret e manastirit të Grottaferrates ka kohë që kërkon të flas. Deshifruesit tanë me një punë kualifikuese do të mundin të zgjidhin gjithçka. Nëse po, do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, ky ngërç i hamendësimeve dhe anasjelltas do te hidhen poshtë ato qe janë shkruar ne librin e Muzeut që autoret kanë qenë me origjinë shqiptare nga Korona e Moresë. Faleminderit Artan e Olti është merita juaj për këtë fakt domethënës e me shumë vlerë, nëse ato shënime i përkasin gjuhës sonë shqipe.

Pak fjalë për muzeun “San Nilo” të Grotaferrates në Romë

Në manastirin e famshëm të Grotaferrates në Romë në shekuj me radhë kanë meshuar arbëreshët. Në këtë manastir shërbejnë ende priftërinj arbëreshë  dhe nuk mungojnë edhe gjurmët e shkrimeve të tyre ose të murgjve të njohur bazilianë që shërbenin në Shqipëri.

Muzeu, i vendosur në manastirin e San Nilos, i themeluar në vitin 1004 në rrënojat e një vile romake, përbëhet nga një bërthamë e nisur në vitin 1875, me materialet e mbledhura gjatë shekujve nga murgjit bazilianë. Koleksioni arkeologjik përbëhet nga një stelë e lashtë e lashtë, e datuar nga fundi i pestë dhe fillimi i shekullit VI para Krishtit, ku qëndron ulur një i ri i vdekur.

Gjithashtu aty gjenden sarkofagë mermeri, portrete që nisin që nga Aleksandri i Madh dhe një e Konstandinit; gjithashtu ka edhe një cikël interesant me mbishkrime kryesisht funerare. Muzeu gjithashtu përfshin rindërtimin e hipogjumit të njohur si "Ghirlande", një varri të epokës së Perandorisë Romake të zbuluar në vitin 2000 pranë katakombit Ad Decimum e Grottaferrata.

Ndër objektet e muzeut ëhstë edhe unazë e çmuar e punuar me finesë në ar dhe kristal. I veçantë është edhe koleksioni historiko-artistik, ku përfshihen afreske të kishës mesjetare, qeramika islamike dhe siciliane, objekte dhe veshje të rralla të shenjta, si Omophorion i çmuar, palio episkopale në mëndafsh dhe ari, të shekullit të katërmbëdhjetë.

DH.Hamzai

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë