Shenja minimale të rritjes së
xhiros në tregtinë me pakcë
Shitjet me pakicë kanë shënuar një gjallërim në tre muajt e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që volumi i tregtisë ka rënë në raport me muajt e fundit të 2012-s, një tendencë ciklike kjo, si rrjedhojë e qetësimit të tregtisë pas muajve të vrullshëm të fundvitit.
TIRANE - Shitjet me pakicë kanë shënuar një gjallërim në tre muajt e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që volumi i tregtisë ka rënë në raport me muajt e fundit të 2012-s, një tendencë ciklike kjo, si rrjedhojë e qetësimit të tregtisë pas muajve të vrullshëm të fundvitit.
Sipas INSTAT-it, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e parë të vitit 2013 arriti në kuotën 168.3 për qind, kundrejt vitit bazë (2005=100). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 13.7 për qind, ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, është ulur 16.4 për qind.
Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare të specializuara” indeksi i volumit të shitjeve është rritur 18.8 për qind në këtë tremujor krahasuar me tremujorin paraardhës. Ndërkohë, në grupin “Tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave“, indeksi i volumit të shitjeve për tremujorin e parë 2013 është rritur 15.8 për qind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraardhës.
Krahasuar me tremujorin paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në grupin “Tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave” është ulur 12.5 për qind.
Banka e Shqipërisë ka kohë që konstaton një ulje të ndjeshme të konsumit, kryesisht në treginë e pakicës, si pasojë e rënies së prurjeve të valutës nga emigracioni dhe rënies së të ardhurave të familjarëve. Vetë guvernatori Ardian Fullani më se një herë ka bërë thirrje për rritje të konsumit, për të dhënë një kontribut në rritjen e ekonomisë dhe prodhimit.
Ndërkohë, ardhja e emigrantëve dhe turistëve në këtë sezon veror sjell një prurje të rëndësishme monetare për ekonominë e vendit. Nga ana tjetër, edhe fondet e hedhura nga kandidatët për deputetë të partive të ndryshme në kuadrin e fushatës zgjedhore kanë ndikuar më tej për rritjen e konsumit gjatë tre muajve pasues.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4353
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22