Report Tv ka siguruar pamje të vendngjarjes së ekzekutimit mbrëmë të 38-vjeçarit Delon Troqe, Pamjet janë regjistruar pak orë pas vrasjes dhe shihen qartë shenjat që kanë lënë plumbat e kallashnikovëve.

Të dukshme janë vendet në murin e Servisit që tregojnë mbi  20  plumbat drejtuar viktimës .Po ashtu ,edhe pse është hedhur ujë për ta pastruar, në trotuar duken gjurmët e gjakut.Sipas policisë janë kqyrur të gjitha kamerat e sigurisë, por ende nuk ka informacion. Ndërkohë që deri tani janë shoqëruar rreth 20 persona në polici.

Delon Troqe, 38 vjeç, nga Vlora, është ekzekutuar para derës së biznesit të tij rreth orës 21:30, ndërkohë që me të ndodheshin edhe familjarët. Ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja është qëlluar mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi nga dy persona, ndërsa një plumb që e ka prekur në kokë dyshohet të ketë qenë fatal për të. Ky është ekzekutimi i dytë që ndodh në qytetin e Vlorës brenda 11 ditëve, ku më 10 maj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën e tij 40-vjeçari, Bledar Birçaj, i cili gjithashtu nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Spanja. Autorët janë larguar me makinën tip Audi me targa të vjedhura në drejtim të lagjes 10 korriku dhe më pas drejt zonës së Sherishtës së Vlorës, ku dhe dogjën mjetin. Mjeti është djegur plotësisht ndërsa brenda tij janë gjetur edhe 2 armë tip kallashnikov. 

1621666080_plumba.jpg

Shenjat  e plumbave dhe gjaku

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:21
Ekzekutimi i 38-vjeçarit Delon Troqe, pamje nga makina e djegur dhe kallashnikovët! Vlonjati përcillet sot për në banesën e fundit

1621663888_kallashj.jpg

38-vjeçari Delon Troqe që u ekzekutua mbrëmë me breshëri kallshanikovi do të përcillet për në banesën e fundit, sot në orën 13:00 familja.

Ndërkohë që gjatë natës policia gjeti një makinë, ku nga pamjet e siguruara nga Report Tv duken qartë 2 kallashnikovët në brendësi.