Shenjat që jep gastriti dhe ju i injoroni, mjeku popullor Ylli Merja: Ja kura bimore që shëron të gjitha sëmundjet e stomakut

Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja foli për sëmundjen e stomakut, e cila ka prekur një pjesë të madhe të popullsisë, gastritin.

Ai shpjegoi se gastriti mund të shkaktohet nga një shtim i aciditetit në stomak:

Një shtim i acidit klorhidrik i tepruar do të na conte në shtimin e një mjedisi acid në stomak.

Simptomat e gastritit ndahen në disa faza, ato mund të fillojnë me simptoma të lehta dhe shpesh nuk i vëmë re, mirëpo moskurimi I tij mund të shkaktoj gastrit kronik, një gjendje më e rënduar e sëmundjes.

Në këtë fazë do të ndjejmë një si djegie  të shtuar në stomak dhe kjo djegia pastaj dhe hapet valvula dhe një pjesë e tyre dalin jashtë, ndjejmë një djegësirë nga pjesa e valvulës. nëse nuk tregohemi të kujdesshëm për ti ndaluar rritjen, kjo mund të bëhet shkasë nga një gastrit akut të kalojë në gastrit kronik.Skuqja mund të fillojë në pjesën e sipërme duke dhënë lemzë të shtuar dhe skujqje të stomakut.Nëse nuk tregohemi të kujdesshëm mund të kalojmë një dhimbje në pjesën e pasme të shpatullës, dhimbjet e gastrit shfaqen zakonisht 3-4 orë pas ngrënies së ushqimit. Tjetër simptomë mund të jetë ftohja e këmbëve, na rrijnë këmbët si akull sepse ka një pakësim të qarkullimit të gjakut. Më pas kemi fryrjen e stomakut, ndjehemi si të ngopur'' këshilloi ai.

 

Mjeku popullor Ylli Merja tregoi se si mund ta kurojmë gastritin përmes bimëve medicinale, të cilat mund të përdoren përmes çajrave që konsumohen disa herë në ditë ose nëpërmjet vendosjes së tyre në ushqime të ndryshme të cilat përdorim, duke mos harruar që personat që vuajnë nga gastritis të eliminojnë disa ushqime që kanë përmbatje të lartë aciditeti.

Zgjidhja fillon që në shtëpi, heqim të gjitha produktet që janë të tharta, acidet turshira, frutat e papjekur mirë, rralojmë medikamentet farmaceutike. Arra e vogël e papjekur jeshile që përmban jodë, I cili rikuperon muret e stomakut. Vaji I lules së basanit, është një rigjeneruese e mrekullueshme e saj, ka pak vaj eterik që nxisin rigjenerimin e mukozave të stomakut. Mëllaga e zezë ndihmon shumë në rigjenerimin dhe mendra e butë si çaj. Të dyja sëbashku qetësojnë muret e stomakut, dy tre gota në ditë. 1 lugë gliko arre mund të merret esëll në mëngjes, para buke'" u shpreh ai. 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kamomili: 08/11/2021 15:21

    Po kura me leshterike dhe gjethe fiku per cfare te ben mire?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve