RROGOZHINË- COVID-19 prek edhe administratën e burgut të Rrogozhinës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i prekuri është juristi i këtij institucioni ndërsa kreu i këtij burgu dhe dy policë janë vendosur në vetëkarantinim. Ndërkohë, Drejtoria e Burgjeve ka komanduar drejtorin e ri Genc Fejzullahu.
Report Tv është interesuar pranë Ministrisë së Drejtësisë e cila e ka pranuar këtë rast duke deklaruar se “ju bëjmë me dije se një nga juristët e IEVP rrogozhinë, pas kryerjes së Tamponit ka rezultuar pozitiv dhe është vetëkarantinuar në mënyrë të menjëhershme”. Ndër të tjera ministria e drejtësisë sqaron se Juristi nuk ka kontakt me asnjë të burgosur pasi është staf civil.
Ndërsa nga burgu i Rrogozhinës, një nga të dënuarit ka denoncuar më herët në një komunikim telefonik me Report Tv se Juristi ka pasur takim këto ditë me së paku 50 prej tyre. Më tej, ai thotë se ndodhen në kushte të vështira dhe vetëm sot një i burgosur është përcjellë për në spital me barrelë, por atyre u kanë matur vetëm temperaturën.
"Juristin e kemi takuar 50 prej nesh këto ditët e fundit. Ndërsa dje pasi ai rezultoi pozitiv na matën temperaturën, por ajo do ditë, nuk kuptohet me temperaturë. Sot morën njërin me barrelë, dyshohet se është me COVID-19, por nuk e dimë. Kushtet këtu nuk janë të mira", tha i burgosuri për Report TV.
Për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në burgje si masa paraprake janë bllokuar takimet me familjarët si dhe për stafin që punon në ambientet e IEVP është kërkuar respektimi i masave mbrojtëse.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 3574
Lajme të tjera
-
Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
19 Prill, 11:13
-
Përballja në Kupë, Edlir Tetova: E doja Vllazninë për të matur forcat
2 Prill, 19:08
-
Rrogozhinë, zbulohet tjetër rast i transportit të emigrantëve kundrejt pagesës, arrestohet 24-vjeçari nga Shkodra (EMRI)
2 Prill, 13:28
-
Durrës, vidhnin statuja në parqe arkeologjike, i shisnin në Itali, Mal të Zi e Greqi për 10 - 20 mijë euro! Arrestohen 2 trafikantë, njëri punonte si roje (VIDEO+EMRAT)
30 Mars, 11:41
-
Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin
29 Mars, 17:00
-
330 të dënuar në burgun e Rrogozhinës letër për amnistinë penale: Po na mohohet padrejtësisht për interesa politike
7 Mars, 21:19
-
Rrogozhinë, hajdutët vjedhin 16 shtëpi të emigrantëve brenda natës! Banorët e fshatit Kalush kërkojnë ndihmën e policisë
27 Shkurt, 17:48
-
Zyrtare/ Kontratë 2.5-vjeçare, Egnatia prezanton sulmuesin francez Youba Drame
13 Shkurt, 19:35
-
E rëndë në Rrogozhinë/ 75 vjeçarja gjen vdekjen nga dhuna e të birit të sëmurë mendor, jetonte vetëm me të! Nipi gjeti gjyshen të pajetë
11 Shkurt, 11:27
-
GOLAT/ Laçi përmbys 1-2 Partizanin në kryeqytet, në Korçë shtyhet ndeshja! Vllaznia mposht 0-1 Erzenin 'in-extremis', Osmani goditet në kokë
20 Janar, 19:10
-
Zyrtare/ Pjesë e Olympiacos dhe Nottingham, Egnatia prezanton ish-mbrojtësin e Kombëtares kuqezi
17 Janar, 15:59
-
Nis rehabilitimi i kanalit ujitës Peqin-Kavajë, Veliaj: Investim jetik për zonën, Shqipëria ka bërë kthesë të jashtëzakonshme për turizmin dhe bujqësinë
17 Janar, 11:37