LUSHNJE-Shënohet viktima e dytë në vend nga aksidentet brenda ditës së sotme dhe e treta në 24 orë.

Sot rreth orës 20:15 në vendin e quajtur "Varrezat e Ardenicës" 29-vjeçari Arjan Velçani banues në Kolonjë duke drejtuar automjetin tip "Benz" me targa gjermane ka dalë nga rruga në një kthesë nga shpejtësia dhe ka përfunduar në një parcelë rreth dhjetë metra poshtë rrugës dytësore Kolonjë-Fier.

Si pasojë e aksidentit i riu ka ndërruar jetë në vend, ndërsa është dëmtuar pasagjeri me inicialet D.K. 42-vjeçari po nga Kolonja ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku automjeti doli nga rruga në një kthesë në rrugë dytësore pa ndriçim. Ndërkohë që në Fier mesditën e sotme humbi jetën një 65-vjeçar, pasi motori me të cilin po lëvizte u përplas me një makinë. Në 24 orët e fundit janë shënuar tre viktima nga aksidentet rrugore.