66-vjeçari nga Lushnja viktima e dytë me COVID-19, u infektua nga i afërmi 'i papërgjegjshëm'! Në total 59 të prekur

TIRANË- Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 66-vjeçar nga Lushnja, i cili prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë te Infektvi dhe mbahej në jetë me anë të aparaturave. Ai ishte i shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi" nga mushkëria dhe u infektua nga një i afërmi i tij që i erdhi për vizitë, që fshehu se kishte qenë në Itali disa ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ai nga disa sëmundje shoqëruese vuante nga veshkat, zemra e probleme në mushkëri. 

"Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion. 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale", njofton Ministria e Shëndetësisë. 

Viktima e parë u shënuar në Durrës, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Ditën e sotme u konfirmuan 4 raste të reja, duke e çuar në total 59 numrin e të prekurve, 9 prej tyre janë mjekë. Aktualisht në spitalin e Infektivit janë të shtruar 30 pacientë (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani  dhe Rrogozhina), tre prej të cilëve janë në terapi intesive. 9 mjekë të prekur, një në Durrës dhe 8 te Spitali "Shefqet Ndroqi", të cilët janë infektuar nga një vizitor i cili i kishte mbajtur të fshehtë informacionin se kishte qenë në Itali. 

Teksa dje erdhi një sinjal optimist nga Infektivi ku kontakti i parë me pacientit zero, nga ritestimi që i është bërë ka rezultuar negativ.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 18/03/2020 16:22

    Duhet te arrestohet menjehere shefi i sigurise se spitalit dhe rojet qe e lejuan kete vrases te infektoje mjeket. Kompanise se rojeve private ti hiqet licenca pergjithmone se e kane kthyer spitalin ne han me 2 porta ku hyn derri dhe dosa

    Përgjigju
  • Zorro: 18/03/2020 12:11

    MOS MBANI TE FSHEHTA UDHETIMET NE ITALI E E GREQI SE INFEKTOI TE TJERET KOT....NUK ESHTE SHAKA...

    Përgjigju
    • Daku: 18/03/2020 13:12

      Futet emri ne sistemin TIMS. Atje del gjithçka. Mos degjo pallavra. Jane te gjitha genjeshtra. Genjeshtrat do shtohen shume fare pas te Henës

    • Sekreti: 18/03/2020 13:05

      Trafficking Information Management System (TIMS). Çdo hyrje dalje nga shqiperia eshte e regjistruar. Ne jemi republike bananesh. Me doktora xhambaze e pijanece, me gazetare hijena, me platforma online ku komentet mbi “maloket” jane ne mode dhe publikohen edhe pse jane raciste, me police kriminela (shume jane ne kerkim), qershia mbi torte : kryeminister pervers, drogato, tradhetar i kombit. Pra eshte nje burdello ku secili shpif. Republike bananesh (eshte shtuar shume importi i bananeve Z. Olsi Rama!) prandaj shqiptaret ngelen neper dyert e evropes si Siriane. Maskerenj

  • Brezi i djegur: 18/03/2020 10:43

    Bo bo bo ca bohet, ska faj Edi Rama me ju.. Prangat direkt te afermit te leshit e paska marre ne qafe.

    Përgjigju
    • katnaria sdi: 18/03/2020 11:38

      O njerez mos flisni kot pa ditur gje, ne radhe te pare ai as 66 vjec seshte po me pak, e vertete ka shkuar teper i semure ne spital dhe pa covid nuk dihej a do jetonte. ai qe akuzojne se ia ngjiti eshte shendoshe e mire. vete mjekja personale e te semurit eshte fare mire. e ka informuar spitalin dhe ne fakt si eshte afruar aspak te semurit kur ka dale lajmi e dini se shteti as i ka testuar familjaret e tij pervec se te shoqes?? as kete qe akuzon shteti dhe ministria NUK i ka testuar kurre? mos ju rente nje gje e tille ne koke se pastaj do besoni vete. i shkaterruat reputanionin nje njeriu pa dit asgje. spitali kishte cuar ne dhome nje te semure te sapo kthyer nga milano o njerez. po ca kutoni se do thone? te rroni vete, faji yne. hajde shnet?? e keni vra mendjen pse spo e thone me kete gje as ministria as kanalet e medhapo keto dytesoret rrembythje?? mos beni gjynah se ne kete bote lahen te gjitha.

  • Tosi: 18/03/2020 10:37

    Gjejeni kete baxhanakun e viktimes dhe thyejani brinjet qe tronditi nje spital me kete infektim si duket me dashje pasi erdhi nga nje zone e kuqe. Ky kafsha nuk meriton te jete mes njerzve por me derrat...

    Përgjigju
  • Epirioti II: 18/03/2020 10:34

    Le te sherbeje ky rast si mesim per shqiptaret qe te heqin dore nga berja e qokes ne spital. Lereni te semurin dhe doktoret ne hallin e tyre. Qokat te behen ne shtepi kur i semuri del nga spitali. Mundesisht fare. Ky kusheriri i te ndjerit qe i solli peshqesh vdekjen duhet denuar per vrasje pa paramendim.

    Përgjigju
    • ZITO: 18/03/2020 11:34

      pou ise re aderfe?

  • timis: 18/03/2020 10:22

    shqiptari ia ben gropen tjetrit kollaj fare. merreni rraseni brenda

    Përgjigju
    • Hasani: 18/03/2020 13:09

      Brenda duhen futur ata palaço qe fabrikojne lajme te rreme. Dhe duhen rrahur ata komentues qe shkruajne karlliqe. Timis je dakord?

    • Edrom Lubasha: 18/03/2020 10:31

      pun shqiptaresh hesapi...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar