Shënohet viktima e parë nga gripi sezonal në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik njofton se viktima është 61-vjeçe. "Në javën e tretë të Janarit te Sanatoriumi ka ndodhur një vdekje e një pacienteje në moshën 61-vjeçe, me sëmundje kronike të zemrës, me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni.

Pacientja ishte e pa vaksinuar ndaj gripit" thotë ISHP-ja. Theksojmë se nuk kemi të bëjmë me rast virusi kinez, por pacientja nuk ishte e vaksinuar ndaj gripit sezonal dhe kishte probleme me zemrën.