Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rey Manaj ka përfunduar në qendër të vëmendjes pas golit të parë në ‘Seria A’ të realizuar këtë fundjavë me Spezian. Për këtë gazeta spanjolle ‘Marca’ ka intervistuar futbollistin lushnjar i cili ndër të tjera ka folur edhe për vështirësitë që ka kaluar te Barcelona.
Mbërritja te Specia – “Ndihem shumë i lumtur. Muajt e parë ishin pak të vështirë, sepse stili ishte krejtësisht i ndryshëm. Te Barcelona, qëllimi ishte të mbanim topin dhe këtu është pak më e komplikuar. Atmosferë e bukur dhe jam shumë i lumtur”.
Tiago Mota – “Ai pëlqen të qarkullojë topin, por pëlqen dhe lojën fizike. Ai do që ekipi të jetë intensiv, të vrapojë shumë dhe gjithashtu seancat stërvitore janë shumë intensive. Ai është një trajner i mirë dhe ka vend për rritje”.
Skuadra – “Ne jemi një ekip i ri, por kemi disa gjëra për të përmirësuar. Nuk kemi shumë përvojë, por të gjithë së bashku po kërkojmë të arrijmë objektivin, që është të qëndrojmë në Serinë A.”
Aventura te Barcelona B – “Në fillim pata disa vështirësi për t’u përshtatur me Barcelonën. Mes stilit të Barcelonës dhe skuadrave të tjera ka shumë dallime. Muajt e parë nuk u ndjeva shumë rehat, por më pas arrita të përshtatem dhe shënova 14 gola në sezon”.
Objektivat personal – “Do të doja të arrija numra dyshifrore në nivelin e golave në fund të sezonit”, përfundoi Rei Manaj.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.8%
-
Pak
83.2%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 351
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Rey Manaj 'ndez' para grumbullimit në Kombëtare, i shënon Visar Bekajt në Turqi
16 Mars, 17:58
-
Kombëtarja bëhet gati për Botërorin, të sigurta mungesat e Brojës dhe Tucit! Silvinho i shqetësuar nga Mitaj, Hysaj e Ismajli
10 Mars, 12:23
-
Nga fusha e lojës në spital, Rey Manaj në merak për Kombëtaren: A mund të luaj sërish?
9 Mars, 19:17
-
VIDEO/ 'Fu*k off', Rey Manajn nuk e mbajnë nervat me trajnerin e tij! Del duke e sharë nga fusha e lojës
1 Shkurt, 14:02
-
Rey Manaj në formacionin më të mirë në Turqi, vlerësohet me notën 9.9
28 Janar, 12:38
-
VIDEO/ Dy gola dhe dy asiste, Rey Manaj shkëlqen në Turqi! Sivasspor fiton pas tetë ndeshjeve
25 Janar, 15:30
-
U përfol për kalim tek Trabzonspori, Rey Manaj rinovon kontratën edhe për 1 vit e gjysëm me Sivasspor
3 Janar, 21:00
-
Rey Manaj 'në modë', pas Bundesligës kërkohet edhe nga rivalët turq
27 Dhjetor 2024, 15:29
-
Klubi i Bundesligës gjermane pas Rey Manajt
21 Dhjetor 2024, 21:53
-
Ndërhyrja horror, Manaj kërkon falje! Babai i futbollistit turk s'e pranon: Do shihemi së shpejti, ta premtoj!
9 Dhjetor 2024, 12:48
-
Histori 'e çmendur' në Itali, tre vëllezër shënojnë gola në një ditë me ekipe të ndryshme
8 Dhjetor 2024, 20:35
-
VIDEO/ Rey Manaj e bën 'baltë' në Turqi, detyron Federatën të reagojë dhe të hetojë! Sulmuesi i Kombëtares kërkon falje
8 Dhjetor 2024, 19:43