Kylian Mbappe ishte ylli i Real Madrid në Champions League. Francezi shënoi tre gola në fitoren 3-0 të Galaktikëve kundër Manchester Cityt, me ekipin e Ancelottit që gjen fazën e 1/8.
Pas ndeshjes Mbappe i cili ishte edhe më i miri në fushë tha se koha e përshtatjes mbaroi dhe tanimë ai kërkon trofe, ndërsa dëshiron nga shorti i së premtes që të ketë përballë Atletico Madridin.
“Faza e përshtatjes? Ka mbaruar. Është koha që të filloj të vendos për fatin e ndeshjeve. Ishte një natë perfekte për skuadrën. Ne donim të fitonim dhe të kualifikoheshim, ishte logjike të ishim në 1/8, ndeshja kundër Cityt ishte e vështirë por ne luajtëm me të mirën tonë.
Ishte një ditë e mrekullueshme për mua dhe ekipin. E thashë këtë, nuk doja të vija këtu dhe të luaja keq. Ishte një gjë të realizoja ëndrrën time, por dua të luaj mirë këtu, koha për t’u përshtatur ka mbaruar dhe duhet të tregoj karakterin tim.
Unë dua të shkruaj histori me këtë ekip dhe bashkëlojtarët e mi. Kam shënuar shumë gola gjatë karrierës sime, por ndonjëherë ishin të kotë. Dua të fitoj tituj me Real Madridin.
Bayer Leverkusen apo Atletico? Unë preferoj Atleticon (në raundin tjetër), kështu që ne i kursejmë vetes një udhëtim’’, tha Mbappe.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13.1%
-
Jo
79.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 626
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ribery: Bayern Munich fiton Bundesligën dhe Championsin, e vështirë me Interin
19 Mars, 15:53
-
VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit
16 Mars, 23:04
-
GOLAT/ Mbappe shkëlqen me dopietë, Real Madrid përmbys 1-2 Villarrealin dhe merr kreun e La Ligas
15 Mars, 20:46
-
UEFA: Rishikojmë rregulloren, Alvarez e preku topin dy herë! Arbitri: Unë sinjalizova gjyqtarët e VAR
14 Mars, 10:10
-
Përballen në Champions, Harry Kane paralajmëron Interin: Jemi gjithmonë ne favoritët
13 Mars, 16:18
-
Lamine Yamal futet në historinë e Champions League
13 Mars, 15:25
-
VIDEO/ I njëjti gjyqtar, standarde të dyfishta! Marciniak s'i anuloi golin Messit, por e bëri me Alvarez
13 Mars, 10:50
-
VIDEO/ Eliminimi nga Champions League, Simeone spektakël në konferencë: Ngrini dorën kush e pa Alvarez ta prekte topin dy herë
13 Mars, 10:08
-
Datat dhe oraret, kalendari i plotë i çerekfinaleve të Champions League! Spikasin dy përballje
13 Mars, 09:26
-
VIDEO/ E preku apo jo? Polemikat për golin e anuluar të Atletico Madridit, VAR nën akuzë
13 Mars, 08:47
-
Champions League/ Real Madrid mposht Atleticon me penallti dhe gjen Arsenalin, kualifikohen Dortmund e Aston Villa! Mësohen katër çerekfinalet
12 Mars, 22:53
-
PSG i eliminoi, sheikët kërkojnë t'i marrin Liverpoolit edhe kapitenin! Zhvillohet takimi i parë
12 Mars, 15:00