Sheqeri është droga më
e rrezikshme e kohës tonë

Sheqeri është droga më<br />e rrezikshme e kohës tonë
Një ekspert holandez për shëndetin, Paul Van Der Velpen tha se "sheqeri është droga më e rrezikshme e kohës tonë". Ushqimet dhe pijet me sheqer janë po aq të rrezikshme sa dhe pirja e duhanit.

Sipas tij, sheqeri është një drogë njësoj si alkooli dhe duhani dhe përdorimi i saj duhet të reduktohet sa më shumë. Paul shtoi se përdoruesit e pijeve dhe ushqimeve me sheqer duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet që sjell sheqeri.

Eksperti për shëndetin inkurajoi njerëzit se si mund të heqin dorë gradualisht nga përdorimi i tepërt i sheqerit. Dhe një mënyrë është që njerëzit të merren me stërvitje, çka do të mundësojë edhe një dietë më efektive.

Në studimin shkencor, Paul sugjeron se kur njerëzit hanë proteina dhe yndyrna ndalojnë kur ata ngopen, kurse përsa i përket sheqernave ata vazhdojnë ta konsumojnë deri kur fillojnë të ndiejnë dhimbje në stomak.

Dhe kjo ndodh, sipas Paul Van Der Velpen, sepse njerëzit janë të varur nga sheqeri dhe e kanë po aq të vështirë të heqin dorë prej saj njësoj si nga pirja e duhanit.



(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset