“U vërejt një rritje e qëndrueshme e nivelit të vdekshmërisë për shkak të nivelit të lartë të kolesterolit” Dy nga shqetësimet më të mëdha të të moshuarve janë niveli i lartë i sheqerit dhe kolesteroli. Konsumomi i produkteve me sheqer të lartë apo ushqimeve me yndyrnë ka sjellë dhe shtimin e numrit të personave që janë prekur. Të dy këto sëmundje sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, kanë sjellë një numër të lartë të vdekjeve, sidomos pas viteve 1990.

Sheqeri
Prevalenca e nivelit të lartë të glukozës në gjak ishte 10.3% te meshkujt dhe 9.0% te femrat, ndër individët me moshë 25 vjeç e lart. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë. Vdekshmëria e përgjithshme për shkak të nivelit të lartë të glukozës në gjak në Shqipëri është rritur nga 29 në 53 vdekje për 100,000 banorë nga viti 1990 në vitin 2010. Në vitin 2010, përqindja e vdekshmërisë që i atribuohej hiperglicemisë ishte 7.4%.