Sheqeri ndihmon në lehtësimin
e dhimbjeve të kockave

Sheqeri ndihmon në lehtësimin<br />e dhimbjeve të kockave
SHBA - Nga studimet e kryera të Universitetit të Ëinscons-it, një përzierje e sheqerit dhe ujit e injektuar në gju redukton dhimbjen dhe rregullon mekanizmat natyror të trupit, si dhe trajton sëmundjen e osteo-artritit. Përbërja e ëmbël vepron si një ngacmues i butë duke ulur nivelin e inflamacionit.
 
Ky inflamacion nuk shkakton ndonjë dëmtim të rëndë, por është i mjaftueshme për të stimuluar lirimin e qelizaveqë ndihmojnë për shërimin e dëmtive të shkaktuara nga sëmundja.
 
Kjo metodë ndikon edhe për të riparuar ligamentet e dëmtuara në gju duke e bërë atë më të qëndrueshëm dhe lehtëson dhimbjen. Rezultatet e studimit treguan se një vit pas trajtimit, personat e marrë në studim kishin përmirësim të madh dhe ishin më të aftë për të kryer aktivitetet e përditshme.
 
Profesor Alan Silman, Drejtor i Kërkimeve Mjekësore për Artritin në Mbretërinë e Bashkuar, tha se “ky trajtim është shumë efektiv, por duhet akoma shumë punë përpara se ky trajtim të rekomandohet tek pacientët”.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit