Shërbimi 'Delivery' po konkurron fort edhe restorantet, ushqimi vjen aty ku ndodhesh! Tregtia elektronike u rrit me 9.7% krahasuar me vitin 2023

Ushqimi tashmë është një telefonatë larg. Nuk është më e domosdoshme të shkosh në mensa, restorante, fast-foode apo byrektore për të konsumuar vaktet, pasi ushqimi të vjen direkt në vendin e punës, në shtëpi, shkollë apo kudo që të ndodhesh. Shërbimi ‘delivery’, po përhapet me shpejtësi pas pandemisë COVID-19, që ‘vulosi’ edhe rëndësinë e këtij sektori.

Tregtia elektronike e bizneseve të Shërbimit ushqimor janë rritur me 15% nga vjet këtë vit, duke dëshmuar për rritje të biznesit ‘delivery-shpërndarjes’.

Në raportin e fundit të INSTAT, thuhet se përgjatë këtij viti 24.5% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte apo shërbime online përmes faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve, duke shënuar një rritje prej 9,7 %, krahasuar me vitin 2023.

I njëjti raport evidenton faktin se peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor me 45,3%, pasuar nga aktivitetet e Informacionit dhe Komunikimit me 38% dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë me 36,2%.

Tregtimi i produkteve ushqimore u fuqizua në 2020, duke arritur në 38.2%, më pas ra në 29%, dhe njohu kapërcimin e madh këtë vit me rritje 15% krahasuar me 2023-shin, kur tregtia elektronike e produkteve ushqimore ishte 30.7%.

Që pas mbylljes së ekonomisë për shkak të pandemisë COVID, shërbimi i ‘shpërndarjes’ në shtëpi apo kudo ndodhesh është zhvilluar ndjeshëm.

Sipas shifrave tregtia me shumicë apo pakicë që fokusohet më shumë tek veshjet apo pajisje elektronike që blihen online është më shumë se trefishuar prej 2020. Nga 11.1% që ishin shitjet në 2020, arritën në 36.2% këtë vit.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me shërbimet administrative, që janë shtuar me afro 12% gjatë kësaj periudhe, kjo për shkak se shumë shërbime tashmë merren online, nga pagesat e deri tek aplikimet e ndryshme.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës