Nga studio e emisionit Këndi i Ekspertit me gazetaren Valbona Mhilli, kryeregjistruesi Valdrin Pjetri, përveç se iu përgjigj pyetjeve të shumta të qytetarëve, ka sqaruar edhe shërbimin më të ri të sektorit të hipotekave, të quajtur “Fast Track”.

9 shërbime të rëndësishme që më parë kërkonin deri në 8 ditë afat për t'u realizuar, tashmë do të jenë të disponueshme për 24 orë. Ai tha se tashmë qytetarët do e kënë shumë më të lehtë për të marrë shërbimet e tyre. 

Përmes “Këndit të Ekspertit” qytetarët sqaruan disa prej problemeve më të mëdha në lidhje me pronat, informacione të cilat ata i quajtën mjaft të dobishme. Ky emision vjen tek ju tre herë në javë me specialistë të fushave të ndryshme.