PRISHTINE-KFOR-i do të jetë i përkushtuar që ta ruaj paqen dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës, nga kushdo që mundohet ta cenoj atë. Kështu u tha sot gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së Grupit Luftarak Shumëkombësh-Lindje, në Bondsteel, ku në vend të komandantit të deritashëm Kolonel Chuck Hensley, erdhi Koloneli Clinton Baker.
Me këtë rast, komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo tha se për kolonel Hensley dita e sotme shënon fundin e një periudhe shumë të suksesshme, ndërsa për kolonel Baker shënon fillimin e një mundësie të re dhe njëkohësisht shumë sfiduese në kohën e zhvillimeve të rëndësishme në këtë rajon.
"Gjatë 15 viteve të fundit, KFOR-i me sukses ka themeluar dhe mirëmbajtur ambientin e qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. KFOR-i ka zhvilluar partneritet të fuqishëm me institucione të ndryshme në Kosovë, me komunitetin ndërkombëtarë si dhe do të vazhdojmë të punojmë pranë njëri tjetrit me FSK-në dhe Policinë e Kosovës në ngritjen e aftësive të tyre", tha Figliuolo.
Menjëherë pas marrjes së detyrës së re, Komandanti i Grupit Shumëkombësh Luftarak Lindje, Koloneli Clinton Baker tha se ata e shohin këtë mision si një rast të mirë për të punuar kraha partnerëve e tyre shumëkombësh duke asistuar Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në punën e tyre të vazhdueshme për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.
"Po njëra ndër sfidat që unë sapo hasa me ardhjen këtu ishte ndeshja e futbollit, e kuptuam se aty ka pasur sjellje të pahijshme gjatë asaj ndeshjeje. Detyra apo qëllimi jonë do të jetë që në rate të tilla të monitorojmë nga afër çdo situatë që mund të kërcënonte paqen dhe sigurinë këtu në Kosovë", tha Baker.
Grupi Luftarak Shumëkombësh Lindje, kryen operacione për mbështetjen e paqes në hapësirën e operacioneve për të kontribuar drejt ambientit të qetë dhe lirinë e lëvizjes./ATSH/
/Shqiptarja.com