Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar lajmin më të mirë të mbrëmjes shërimin e dy pacientëve me covid 19. Meta ka uruar dhe vlerësuar punët e mjekëve, ndërsa ka inkurajuar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur shëndetin dhe jetën.

'Një lajm shumë shumë i mirë këtë mbrëmje, për të cilin kishim nevojë të gjithë! Faleminderit dhe një BRAVO të madhe të gjithë mjekëve të shkëlqyer! Forca të gjithëve! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!" shkruan Meta