Argjentina largon frikën e eliminimit që në fazën e grupeve të Kupës së Amerikës ,kualifikohet në fazën çerekfinale dhe mbi të gjithë eviton një përplasje me Brazilin. E gjitha kjo ndodhi pasi bardhekaltërit mposhtën 2-0 Katarin në ndeshjen e fundit të grupit B dhe me 4 pikë e mbyllin në vend të dytë.
Takimin për të besuarit e Lionel Scalonit e kanë vendosur golat e interistit Lautaro Martinez që në minutën e 4-të dhe më pas llogaritë i mbylli Kun Aguero sulmuesi i Manchester Cityt që shënoi pas një aksioni personal një gol të bukur. Argjentina u “shërua” dhe tani për Messin me shokë Kupa e Amerikës nis nga fillimi ndërsa në çerekfinale do përballet me Venezuelën.
Argjentina kaloi më tej edhe falë ndihmës që i dha Kolumbia. Cafeteros bën një fazë grupesh fantastike me tre fitore në po kaq ndeshje dhe me 9 pikë e mbyllin grupin B në vend të parë duke pritur rivalin e radhës. Falë golit të Cuellar Kolumbia mposhti 1-0 Paraguajin i cili duhet të presë për të kaluar më tej si një nga vendet e treta më të mira.
/Përgatiti Andi Kapxhiu