VLORE - Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, i vënnë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, është “shëruar” duke lënë përfundimisht spitalin ku qëndronte prej disa ditësh pas problemeve të shfaqura në zemër.
Kryebashkiaku Gjika është paraqitur sot në Prokurorinë e Vlorës, në zbatim të vendimit të gjykatës, e cila në rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj tij, e ndryshoi atë në “Detyrim Paraqitje” nga “arrest me burg” që ishte vendosur në mungesë.
Burime për A1 Report bëjnë të ditura se kjo nuk ka qenë një seancë pyetjesh për kryebashkiakun, por vetëm paraqitje në bazë të vendimit të gjykatës. Gjika ka qëndruar në ambientet e Prokurorisë për rreth 20 minuta, nga ku edhe është mbajtur proces-verbal për paraqitjen e tij.
Po të njëjtat burime saktësuan se dosja ndaj Gjikës ka ardhur në Prokurori që të premten e 20 shkurtit dhe se organi i akuzës do të ketë afat deri në 10 ditë për ta shqyrtuar. Më pas do të caktohet edhe data e zhvillimit të procesit gjyqësor për caktimin e masës së arrestit.
Prokuror i çështjes do të jetë Vasil Halnxhari, ndërsa anëtarët që do të shqyrtojnë çështjen do të jenë Gjinovefa Gaba dhe Skënder Dhamiri.
Javën e kaluar, Kryebashkiaku i qytetit bregdetar, refuzoi që të paraqitet në Prokurori për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Pavarësisht kërkesës së organit të akuzës, sipas avokatit të tij mos paraqitja e Gjikës javën e kaluar në Prokurori kishte të bënte me problemet shëndetësore nga të cilat vuante klienti i tij.
Por sipas Prokurorisë Gjika ka refuzuar 4 herë oficerët e policisë gjyqësore për të sekuestruar dokumente zyrtare të cilat ndodheshin në arshivën e Bashkisë, para se të arrestohej.
Shpëtim Gjika u arrestuar pasditen e 6 shkurtit nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Fallsifikimit të dokumentave”, dhe “Ndërtim i paligjshëm” lidhur me lejen e dhënë për një pallat 11-katësh në qytetin bregdetar.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

shkon më në fund në Prokurori">