Sherr dhe bërryla në stërvitje! Nxehet situata te Gjermania

Sherr dhe bërryla në stërvitje! Nxehet situata te Gjermania

Gjërat janë bërë serioze në stërvitjen e Gjermanisë. Julian Draxler mori një bërryl në fytyrë. Ai qëndroi në tokë, duke u trajtuar për minuta të tëra nga mjekët. Pas testeve të shumta dhe mjekimit të shpejtë, ai ishte në gjendje të vazhdonte. Por kjo nuk ishte skena e vetme e rëndë në qendrën stërvitore të Gjermanisë, raporton Telesport.

Gjatë një dyluftimi të ashpër, Joshua Kimmich dhe Antonio Rudiger janë përplasur keq me njëri-tjetrin. Dhe një moment ishin ballë për ballë në mes të fushës gati për luftë. Ishte Miroslav Klose ai që ndërhyri për t’i ndarë në momentin e duhur. Më pas gjithçka u qetësua.

“Situata është e nxehtë, të gjithë duan të jenë titullarë,” shprehet Hummels.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja