Policia e Korçës ka arrestuar një adoleshent, i cili dyshohet të jetë i implikuar në ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në një lokal me muzikë live, ku u tentua vrasja e një personi. Uniformat blu njoftojnë se kanë vënë në pranga shtetasin G. T., 17 vjeç, banues në Korçë, si dhe kanë shpallur në kërkim bashkautorin e dyshuar si të përfshirë në ngjarje, shtetasin A.S, 28 vjeç, banues në Korçë.
Të dy këta persona akuzohen për veprën penale: "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim".
/Shqiptarja.com
Të dy këta persona akuzohen për veprën penale: "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim".
Sipas policisë, dyshohet se të dy këta shtetas në bashkëpunim me shtetasit A. Qiraxhi dhe A. Babani, banues në Korçë, më datë 25.11.2017, për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri dhe me sende të forta shtetasit A. L dhe A. K, të dy banues në Korçë.
d.c./shqiptarja.com












