Sherr i dhunshëm mes reperave
reagon Mozzik: S'jam zënë, u rrëzova
Një tjetër sherr ka ndodhur mes reperave të showbiz-it.
Një tjetër sherr ka ndodhur mes reperave të showbiz-it. Dy emrat e rinj të rep-it në Kosovë, Mozzik dhe Read, janë konfrontuar mes tyre. Burime të Telegrafit flasin për një histori të nisur që prej kohësh mes dy artistëve.
Nga dëshmitarë të ngjarjes dhe persona të përfshirë në ngjarjen e djeshme kur artisti ferizajas u sulmua tregojnë se sulmi erdhi pas një shkrimi që Mozzik bëri në rrjetet sociale duke shkruar: “Don mu bo ganster veç pse të ka pëlqy filmi i Escobarit”, shkrim ky që sipas tyre ishte kunjë për videoklipin e ri që Riadi ka publikuar një ditë më parë.
“Mozzik ishte i shoqëruar me një person tjetër që si duket ishte Dj i tij dhe si ka zbritur nga vetura është sulmuar nga tre persona, të cilët e kanë shtrirë përtokë dhe kanë tentuar ta therrin me thikë, reperi ka mbetur i shtrirë ndërsa sulmuesit kanë ikur”, thotë për Telegrafin një dëshmitar i ngjarjes që nga tre personat ka mundur të dallojë vetëm reperin Read.
Mësohet se konflikti mes dy artistëve të rinjë ka kohë që ka nisur kishte kaluar edhe në armiqësi mes fansave të tyre, e gjithë kjo pasi Mozzik dhe Read kishin filluar të sulmonin njëri-tjetrin në këngë.
Megjithatë vetë Mozzik i ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara në media nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram, ku shfaqet me dorën e vrarë. Nën foton që tani rezulton e fshirë, reperi 18-vjeçar kishte shpjeguar se ishte rrëzuar në akull dhe nuk i kishtë ndodhur asgjë tjetër. Nuk e dimë si qëndron puna mes dy reperëve por shpresojmë të zgjidhet çdo konflikt mes tyre.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
30/2
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
64.5%
-
Të gabuar
31.8%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 6274
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City
1 Tetor, 09:10
-
Hezbollah: Kemi qëlluar me artileri ndaj ushtarëve izraelitë
1 Tetor, 09:08
-
Doreada Mio: Tetori Rozë, ajo ka një betejë për të fituar
1 Tetor, 08:52
-
Paro Laçi bën deklaratën e fortë: Berisha donte të vriste Rexhep Meidanin dhe Neritan Cekën! Të hapen dosjet
1 Tetor, 08:49
-
Sylvinho fton në Kombëtare kapitenin e U-21, Ernest Muçi rigjen kuqezinjtë
1 Tetor, 08:49
-
Ikën Stoltenberg, ish-kryeministri i Holandës merr sot udhëheqjen e NATO-s
1 Tetor, 08:44
-
'Tetori rozë', muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit! Apeli për gratë dhe vajzat: Bëni mamografinë dhe kujdesuni për veten
1 Tetor, 08:26
-
Lajm i keq për Kombëtaren, mesfushori dëmtohet dhe humbet 2 sfidat e Ligës së Kombeve
1 Tetor, 08:26
-
Pentagoni: Uashingtoni paralajmëron Iranin! Pasoja të rënda në rast të një sulmi ndaj Izraelit
1 Tetor, 08:10
-
Ardi Stefa: Pengmarrësit e Demokracisë dhe shoqërisë
1 Tetor, 07:50
-
Tërmet 4 ballë godet kufirin Shqipëri-Greqi, ndjehet edhe në Sarandë
1 Tetor, 07:46
-
Lufta në Ukrainë/ Putin rrit shpenzimet ushtarake me 30% për vitin 2025
1 Tetor, 07:41