Një sherr masiv  ka ndodhur në Krujë, ku të plagosur kanë mbetur dy persona, të cilët pasi u paraqitën në spital nuk e kanë pranuar konfliktin.

Të plagosur kanë mbetur Artur Çangu nga Vrioni i Nikles, i cili është paraqitur në spitalin e Krujës me dëmtime të shumta në trup dhe kokë, por ka deklaruar qe është rrezuar.

Ndërsa i plagosuri tjetër Rexhep Disha, po nga Vrioni është paraqitur në qendrën shëndetësore të Fushë-Krujës edhe ky me plagë të shumta në trup dhe kokë ku ka deklaruar se është përplasur me një shtyllë

Sipas gazetarit të Report TV, Julian Shota dyshimet e para janë se dy personat që janë paraqitur në spital, por edhe persona të tjerë janë përfshirë në një sherr masiv me mjete rrethanore, por ende nuk është konfirmuar nga policia. Ndërsa sipas mjekëve, plagët tek personat e plagosur janë shkaktuar si pasojë e plagosjeve me sende të forta.  

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.