Sherr masiv në Vlorë, të rinjtë përleshen me sende të forta

Një sherr masiv ka ndodhur mesditën e së premtes në Bulevardin Vlorë-Skelë, ku disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Si pasojë e sherrit dy persona kanë mbetur të lënduar pasi sipas dëshmitarëve okularë janë përdorur edhe sende të forta.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e Vlorës, e cila ka shoqëruar disa persona në polici.

Njoftimi i policisë:

Vlorë
Informacion sqarues
Sqarojmë se, pranë Poliklinikës nuk ka patur konflikt me mjete të ftohta prerëse.
Konkretisht:
Më datë 20.07.2018, rreth orës 14:07, në lagjen ''Hajro Çakërri'', pranë poliklinikës shtetasit E.G., 31 vjeç, E.G., 24 vjeç, banues në Zhupan, Fier (vëllezër), janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.B., 27 vjeç, banues në Fier.
Shtetasit gjatë konfliktit nuk kanë përdorur mjete prerëse mbi njëri-tjetrin por kanë marrë dëmtime të lehta, si pasojë e disa xhamave të thyer në vendin ku janë konfliktuar.
Në përfundim të veprimeve hetimore, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për dy vëllezërit, shtetasit E.G., E.G., për veprën penale ''Plagosje e lehtë me dashje'', parashikuar nga neni 89 e 25 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave