Kohët e fundit ngjarja më e përfolur në rrjetet sociale është sherri mes dy kushërirave Anxhelina Hadërgjonajt dhe Beatrix Ramosajt. Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka folur dyshohet se shkak ishte bërë grimieri i njohur, miku i ngushtë i Anxhelinës, Ariel. Sipas thashethemeve Beatrix i ka kërkuar Arielit ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles, dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer kushërirës së saj Anxhelinës.
Pasi reagoi me një status ku shprehej se do ta kalonte këtë vit, duke lënë pas të gjitha hatërmbetjet, Anxhelina ka bërë një tjetër reagim. Ajo ka shpërndarë këngën e re të vëllait të Beatrixit, Alban Ramosajt, në Instastory duke treguar kështu se marrëdhënien me kushërinjtë e ka shumë të mirë.