Ndërhyri për shuar sherrin mes familjarëve të dehur të pacientëve, mjeku goditet me tullë në kokë

Një mjek është goditur me tullë në kokë pasditen e sotme në spitalin e Durrësit. Paraprakisht raportohet se mjeku Gerald Kola u godit teksa kishte ndërhyrë për të ndarë tre persona, të cilët po ziheshin në ambientet e spitalit.

Gerald Kola, mjeku që u godit

Gazetari i Report Tv në Durrës, Artur Korriku thekson se tre personat, dy nga të cilët ishin nga e njëjta familje E.Sh. 33 vjeç dhe M.B. 38 vjeç dhe të dehur kishin të afërmin e tyre të shtruar në spital.Familjari i një tjetër pacienti u kërkoi dy personave që të mos diskutonin me zë të lartë dhe në këtë moment, përplasja nga verbale ka përfunduar në fizike.

Mjeku Kola ka ndërhyrë për t'i ndarë, por 33-vjeçari dhe 38-vjeçari e qëlluan me tullë në kokë duke i shkaktuar dëmtime.  Mjeku ka marrë plagë në kokë dhe në pjesën e gojës nga goditja, ndërsa po mjekohet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen janë arrestuar dy persona E.Sh. 33 vjeç dhe M.B. 38 vjeç, banues në Durrës, pasi goditën mjekun, ndërsa i treti është shpallur në kërkim nga policia e qytetit bregdetar. Gazetari i Report Tv thotë se policia ka shkuar me shumë vonesë në spital, edhe pse është vetëm 200-300 metra larg.

Pak ditë më parë në QSUT u dhunua një mjek duke sjellë vendimin e ministrisë së Shëndetësisë, që kufizoi oraret dhe qëndrimin e familjarëve të pacientëve në ambientet e spitalit (lexo ketu).

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dr.: 23/02/2019 20:08

    Kanibalizëm Bajgëri Dhjarëri. Mjerë bluzat e bardha në cfar kushtesh punojnë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen