Vdekja e gruas në Shijak, drejtoresha e qendrës shëndetësore: Kishte dhimbje stomaku dhe të vjella, iu dha ndihmë

Një banore e Shijakut gjeti vdekjen dy net më parë në spitalin rajonal të Durrësit pasi u paraqit në gjendje të rëndë shëndetësore. Margarita Keçi 36-vjeç u paraqit në qendrën shëndetësore Shijak për të marrë ndihmë shëndetësore nga mjeku i familjes dhe më pas nga mjeku i qendrës shëndetësore.

Gjendja e saj nuk u përmirësua dhe ajo shkoi sërish në qendrën shëndetësore dhe prej andej u dërgua urgjent nga vetë familjarët në spitalin Rajonal të Durrësit ku pas 2 orësh ndërroi jetë. Autopsia pritet që të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Drejtoresha e qendrës shëndetësore Shijak Rovena Çeliku shprehet për Report Tv se 36-vjeçarja ka pasur dhimbje stomaku dhe të vjella dhe ka marrë ndihmë mjekësore por ajo ka rezultuar e padobishme.

1598004256_1598003312margaritakeci.jpg

Viktima Margarita Keçi 

"Realisht 36-vjeçarja ka humbur jetën për shkak të diagnozës me gastrik akut. I është dhënë ndihma nga mjekja e familjes, gjendja nuk u përmirësua, u paraqit sërish në urgjencë, mori shërbim sërish. Mjeku respektoi protokollin e barnave. U largua për në Durrës me makinë private, por më pas morëm vesh se ndërroi jetë. Por nuk mund të them konkretisht shkakun, jemi në pritje të autopsisë" tha Rovena Çeliku.

Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një gastrit akut por do të jetë autopsia dhe laboratori i Tiranës që do të përcaktojnë shkakun e vdekjes. Ndërkohë policia e Shijakut ka nisur procedim në gjendje të lirë për 2 mjekët e Shijakut Misir Sojati dhe Olta Saliasi me akuzën se nuk dhanë ndihmë të mjaftueshme mjekësore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë