Një sherr është regjistruar në Gjirokastër, ku një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në Urën e Kardhiqit ku pas një përplasjes me grushte një 20-vjeçar dyshohet se ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur 43-vjeçarin i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

I riu është arrestuar nga policia, ndërsa 43-vjeçari i plagosur dhe një 20-vjeçar tjetër që ishte pjesë e konfliktit janë proceduar në gjendje të lirë.