Sherr me sende të forta mes disa të rinjve në Lezhë, plagosen 2 prej tyre! Policia shoqëron në komisariat 3 të tjerë (Emrat)

LEZHË- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri mes 5 të rinjve në bulevardin “Gjergj Fishta” ku u përdorën edhe sende të forta. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të pasdites së sotme (29 janar).

Të plagosurit Mirash Gjoni dhe Paleo Pati morën dëmtime të shumta nga goditjet me sende të forta dhe u dërguan në spitalin rajonal të Lezhës.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, shoqëroi ne komisarit 3 personat përfshire në këtë konflikt Ernesto Gjoni, Antonio Prenga dhe Krealdo Ujka si dhe nisen hetimet për zbardhjen rrethanave të ngjarjes, nga e cila mbeten të plagosur 2 të rinjtë.

Lezhë njoftimi i policisë

Gjatë pasdites, në shëtitoren “Gjergj Fishta”, janë konfliktuar meb njëri-tjetrin, për motive të dobëta, shtetasit E. Gj., 21 vjeç, A. P., 29 vjeç, K. U., 21 vjeç, M. Gj., 54 vjeç dhe P. P., 28 vjeç. Gjatë konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasit M. Gj. dhe P. P., të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmë mjekësore 

3 shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vazhdon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore