Sherr me sende të forta në parkimin e një qendre tregtare në Tiranë, nën hetim 2 persona

Sherr me sende të forta në parkimin e një qendre tregtare në Tiranë, nën hetim 2 persona

Në parkimin e një qendre tregtare në rrugën dytësore autostradën Tiranë-Durrës, dy persona në bashkëpunim me të tjerë kanë goditur me sende të forta një 35-vjeçar, F.H.

Policia ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 39 vjeç dhe F. P., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sherri sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 39 vjeç dhe F. P., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në parkingun e një qendre tregtare, në rrugën dytësore autostradën Tiranë-Durrës, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin F. H., 35 vjeç.’- njofton policia.

Po ashtu policia ka shpallur në kërkim E. H., 21 vjeç dhe D. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me send të fortë, një shtetase dhe mbesën e saj të mitur.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për kapjen dhe shoqërimin e shtetasve E. H., 21 vjeç dhe D. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një lokal, në rrugën “Myslym Keta”, dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me send të fortë, një shtetase dhe mbesën e saj të mitur.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur