Pse më shikon me inat? Sherr me thika në Durrës, rëndë 20-vjeçari, dy në pranga, një në kërkim (EMRAT+Detajet)

Pse më shikon me inat? Sherr me thika në Durrës, rëndë 20-vjeçari, dy në pranga, një në kërkim (EMRAT+Detajet)

Spitali Durres

DURRES-Një sherr mes katër personave në qytetin bregdetar ka përfunduar me një të plagosur rëndë. Një debat me sharje dhe ofendime fillimisht mes 17-vjeçarit me inicialet J.B. dhe 20-vjeçarit D.D. solli më pas ndërhyrjen e dy personave të tjerë Nikoll Përlleshi 31 vjeç dhe Bibë Deda 48 vjeç. Tre personat goditën disa herë me thikë 20-vjeçarin D.D. duke tentuar ta vrasin. 

Pse më shikon me inat? Kjo mësohet se ka qenë arsyeja e nisjes së sherrit fillimisht mes 17-vjeçarit dhe 20-vjeçarit, që degradoi më pas në goditje me thikë dhe dhunë. I plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit, ku pasi ka kryer operacionin aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në sallën e reanimacionit.

Policia njofton se në cilësinë e provës materiale, u bllokua thika me të cilën autori goditi 20-vjeçarin pas sherrit, ndërsa u arrestuan Nikoll Përlleshi dhe Bibë Deda, 17-vjeçari me inicialet J.B. është në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Vrasja me paramendim" në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe " Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"parashikuar në nenet 78 / 1, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal. Pak kohë më parë në Durrës për një konflikt të ngjashëm u vra me thikë 16 vjeçari Anxhelo Gjokazaj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • memento mori: 26/08/2018 21:12

    ne ate zone nuk ka durrsak te vjeter, por popullsi migratore, e si shum gjera te mira qe sjell migrimi, sjell edhe te keqija.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen