Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur në lagjen “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës. Në konflikt janë përfshirë 3 qytetarë mes tyre, pronari i një biznesi dhe 2 personave të tjerë. 

Sipas informacioneve sherri ka nisur pasi këta dy të fundit kanë parkuar makinën para biznesit dhe pronari u ka kërkuar që ta heqin automjetin prej aty.

Pas ngjarjes ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shoqëruar në Komisariat dy personat e tjerë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vendparkingjet e kufizuara janë kthyer në problem në Lezhë, për shkak edhe të punimeve infrastrukturore që po realizohen në qytet, duke u kthyer shpeshherë në burim konflikti mes drejtuesve të automjeteve.