Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia në Sarandë.
Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me disa të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë plagosur me sende të forta dhe grushte dy persona.
Ngjarja ka ndodhur më 15 janar.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit K. B., 34 vjeç dhe N. M., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 15.01.2026, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të paidentifikuar, kanë plagosur me sende të forta dhe grushta shtetasit B. C., 41 vjeç dhe V. M., 38 vjeç, banues në Sarandë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Komente








