I ngacmoi vajzën, babai përleshet me të riun, 32-vjeçari i plagos të dy me thikë në Berat (EMRI+Detaje)

I ngacmoi vajzën, babai përleshet me të riun, 32-vjeçari i plagos të dy me thikë në Berat (EMRI+Detaje)

Foto ilustruese

BERAT-Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi pas një sherri ka goditur me thikë dy persona, babë e bijë, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori është Fatjon Toska 32 vjeç, banues në lagjen “Barikada” në Berat. Sherri ka ndodhur në lagjen “Çlirim”, ndërsa Toska goditi me thikë vajzën 23 vjeçe me inicialet R.D. dhe të atin e saj G.D. 53 vjeç.

Sipas gazetarit të Report Tv, Artan Diko sherri ka ndodhur, pasi 32-vjeçari kishte ngacmuar vajzën e 53-vjeçarit, ndërsa pas përplasjes fizike Fatjon Toska i ka qëlluar me thikë të dy, babë e bijë duke i plagosur.

Të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat dhe raportohet se janë jashtë rrezikut, pasi kanë plagë të lehta.

Materialet  u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale, “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë