ELBASAN- Një sherr me thika mes adoleshentëve është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Për shkak të sherrit ka mbetur i plagosur një prej adoleshentëve dhe është dërguar në spitali. Mësohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij konflikti, ndërsa dyshohet se i përkasin moshës 16-18 vjeç
Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ende nuk dihet identiteti i tyre, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit/autorëve.