Sherr me thika në plazhin e Riminit
Plagoset rëndë 18-vjeçari shqipta

ITALI  - Një shqiptar është plagosur gjatë një sherri midis dy bandave në Itali mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ku mbetën të plagosur tre të rinjë, 18 vjeçarë, njëri prej të cilëve shqiptar rezident në Komo, ndodhi në plazhin e Riçiones në Rimini.

Sipas mediave italiane, zotërimi i territorit në shpërndarjen e lëndëve narkotike ka qenë shkaku i konfliktit mes dy grupeve rivale, atij italian me ato afrikano-veriorë, gjatë një koncerti të Radio Dee Jay, në sheshin “Roma”.

Mësohet se tre të rinjtë janë plagosur rëndë. Shqiptari 18-vjecar, rezident në qytetin e Komos është plagosur në gjoks nga një thikë ushtarake dhe i është nënshtruar një operacioni të rëndë kirurgjikal. Gjendja shëndetësore e shqiptarit është e rëndë, ndërsa dy të rinjtë e tjerë të plagosur, kanë marrë plagë të lehta në trup.
plagoset shqiptari ne itali
Policia italiane e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje sekuestroi në cilësinë e provës material thikënme të cilën u plagos 18-vjeçari shqiptarë dhe dy personat e tjerë.

Autorët e sulmit me thikë të tre të rinjve, janë larguar nga vendngjarja e janë në kërkim nga Policia Italiane. Ndwrkohw, deri tani janë vënë në pranga 7 persona, dy italianë, shqiptari i plagosur, tre afrikano-veriorë e një egjiptian.
plagoset shqiptari ne itali
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë