GREQI- Një shqiptar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme (30 dhjetor) pas një sherri në Athinë me një bashkëkombas të tij.
Mësohet se i plagosur ka mbetur Artur Mitro nga Berati, i cili është goditur disa herë me thikë pas një sherri banal me një tjetër shqiptar. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e kryeqytetit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia greke mbërriti në vendngjarje por nuk mund të arrestojë autorin. Megjithatë ky i fundit është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes.