Sherr në ish-Bllok, dy të dehur konfliktohen pa u njohur! Vdes pas 4 ditësh në spital 46-vjeçari! Në kërkim i riu (EMRAT)

Gentian Talja, 46-vjeç, dhe Henri Gjapi, 25 vjeç, u takuan rastësisht rreth orës 02:00 pas mesnate të datës 31 mars në rrugën “Vaso Pasha” në ish-Bllok. Të dy, në gjendje shumë të dehur, nisën të grinden me njëri-tjetrin pa asnjë shkak, pa pasur asnjë njohje më herët. Dy burrat shihen përmes kamerave të sigurisë që konfliktohen më duar, ne momentin që Artur Gjolena, 41 vjeç, po ashtu i rastësishëm në vendin e ngjarjes, ndërhynë dhe mundohet t’i ndaj.

Pak çaste më vonë 46-vjeçari Talja humb ekuilibrin si në një gjendje të fikti dhe shembet në tokë. Në pamjet e kamerave që policia ka sekuestruar, shihet Talja teksa gjatë rënies godet me kokë bordurën e trotuarit. Menjëherë u dërgua në spital për ndihmë mjekësore bashkë me Gjapin. Në orët në vijim 46-vjeçari Talja është përmendur, ka komunikuar dhe ka qenë jashtë rrezikut për jetën, teksa Henri Gjapi ka lënë spitalin pa probleme.

Në orët e pasdites gjendja e Gentianit është rënduar dhe rreth orës 19:00 ka rënë në gjendje kome. Ai nuk është përmendur më dhe ka humbur jetën katër ditë më vonë, mbrëmjen e së martës së 4 prillit.

Policia ka shpallur në kërkim Henri Gjapin, por akoma nuk është lokalizuar për t’u arrestuar dhe po hetohet në gjendje të lirë personi i tretë që ndërhyri për t’i ndarë, Artur Gjolena. Ngjarja do të hetohet në vijim nga Prokuroria e Tiranës teksa pas hetimeve mundësia është që Henri Gjapi të akuzohet për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:34
Vdiq në spital 5 ditë pas sherrit në ish-Bllok, kush janë viktima dhe autori

1680687017_page.jpg

Zbardhet dinamika e sherrit në rrugën "Vaso Pasha" në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vdekur Gentian Talja.

Gazetari i Report Tv Sokol Dema mëson se 25-vjeçari i shpallur në kërkim, Henri Gjapi, është konfliktuar me 46-vjeçarin Gentian Talja, ndërsa ka ndërhyrë Artur Gjolena për t’i ndarë.

Mësohet se të dy, Talja dhe Gjapi kanë qenë të dy në gjendje të dehur rreth orës 02.00 pas mesnate të datës 31 mars dhe janë takuar krejt rastësisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Nga kamerat e sigurisë vërtetohet se Talja dhe Gjapi janë konfliktuar me duar.

Disa çaste më vonë 46-vjeçari është ndjerë keq si në një gjendje të fikti. Kamerat e sigurisë tregojnë momentin që i riu bie në tokë dhe godet me kokë bordurën e trotuarit. Menjëherë pas ngjarjes janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore të dy, duket qenë se njëri ka qenë i dehur dhe tjetri me plagë në kokë.

Në orët në vijim Gentian Talja ka qenë i vetëdijshëm dhe ka komunikuar, jashtë rrezikut për jetën. Por, gjendja e tij është rënduar dhe ka pasur komplikacione dhe rreth orës 19:00 të pasdites teksa ka kaluar në gjendje kome. 46-vjeçari ka ndërruar jetë mbrëmjen e së martës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/04/2023 02:27

    Duhen hetuar dhe mjeket,sepse me sa duket ,duke e pare te vetedijshem,thjesht e kane mbajtur nen obzervim,nuk i kane bere nje skaner te menjehershem te kokes.Po t'i kishin bere nje skaner,ose minimalisht nje grafi,koma dhe humbja e jetes mund te ishin evituar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!