MALLAKASTER - Një sherr banal në lokal mes tre personave të dehur ka përfunduar në përdorimin e armës e për pasojë një prej tyre humbi jetën ndërsa një tjetër u plagos rëndë.

Ngjarja u shënua rreth orës 23:00 të së shtunës në fshatin Romes të Mallakastrës ku si pasojë e të shtënave humbi jetën 21-vjeçari Eduard Zotaj, ndërsa Blerim Beqiraj ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Ndersa autori i kesaj ngjarje Engjell Hodaj u vetedorezua mesditen e kesaj te diele.

eduart zotaj
21 vjecari Eduard Zotaj, i cili humbi jetën

Sipas informacioneve që A1 Report siguron në lidhje me ngjarjen, dyshohet që shkak të jetë bërë një sherr banal mes tre personave të cilët ndodheshin në të njëjtin lokal dhe ishin në gjendje të dehur. Pas debateve në lokal, autori, 32-vjeçari Engjëll Hoda është larguar nga lokali për të marrë çiften, e ku ka qëlluar nga jashtë ambienteve të tij. Hodaj u shpall ne kerkim nga policia dhe madje u vu edhe nje shpërblim për këdo prej banorëve që jepnin informacion për kapjen e tij, ndersa u vetedorezua mesditen e kesaj te diele.

Eduard Zotaj nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital, ndërsa Blerim Beqiraj ndodhet ende në gjendje kritike për jetën. 

 “Nuk e dimë si ndodhi, dëgjoi krisma gruaja. Unë isha shtrirë, më foli mua hajde se kush është vrarë nga lokali. E kam djalë vëllai atë 21 vjeç ishte. Nuk e ka parë njeri me çfarë e qëlluan, thonë me çifte po llafe janë. Unë e kam djalë vëllai”, tha në një prononcim për A1 Report, xhaxhai i 21-vjeçarit që mbeti i vrarë.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)