KAMËZ- Jan Prenga 49 vjeç është marrë peng nga disa të tjerë në qytetin e Kamzës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:44, në rrugën  “Londër". Sipas policisë gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë me forcë në makinën e autorëve një prej të përfshirëve në sherr. 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie që më pas janë vënë në ndjekje të automjetit që është larguar me shpejtësi. Report Tv ka siguruar edhe pamjet  nga vendi i ngjarjes, ku aty ende janë shenjat e gjakut të shkaktuar nga përleshja. Aty është gjetur një këpucë dhe makina që dyshohet të jetë e personit të rrëmbyer. 

Ngjarja e rëndë është parë fillimisht nga një vajzë e vogël, e cila më pas ka lajmëruar disa persona të rritur në moshë, të cilët ndodheshin në krahur tjetër të pallatit, para të cilin ndodhi ngjarja. Autorët u larguan menjëherë prej andej në drejtim të Fushë-Krujës, e ndërsa burime pranë policisë pohuan se mjeti tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë i dyshuar si i autorëve, për herë të fundit është lokalizuar në zonën e njohur ndryshe si “Ura e Gjolës”.

Të njëjta burime pohuan se dyshimet janë për një konflikt të mëparshëm të personave të përfshirë në sherr. Report Tv mëson se personi i marrë peng është pa precedentë penalë, ndërkohë vijon puna për gjetjen e tij dhe kapjen e autorëve.

kamez.jpg" style="height:439px; ëidth:780px" />

Vendi ku ndodhi ngjarja