Një konflikt midis disa të rinjve, i nisur për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
“Plagosën me mjet prerës gjatë një konflikti një 29-vjeçar, kapen dhe shoqërohen nga Policia 3 Më datë 10.10.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 1, Pogradec, tek ish-tregu, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit E. B., 28 vjeç, A. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç (vëllezër), dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin G. D., rreth 29 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit”, njofton policia.
Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.